Lajmet e fundit

Policia dështon t’i hetojë mjekët e Prizrenit (VIDEO)

Tregon rrëfimin e shokut të dhomës në spital, të cilit iu kërkuan para në shkëmbim të shërbimeve shëndetësore.

Histori të këtilla me mantelbardhët në Prizren thonë se ka shumë.

Para për të kryer shërbime mjekësore i kërkuan edhe fqinjit të ketij plaku.

Këto e shqetësime të ngjashme të qytetarëve të Prizrenit, bënë që policia të marrë masa.

Për vendosjen e këtyre mjeteve të vëzhgimit dhe hetimit, leje dha prokuroria.

Mirëpo, kamerat nuk mbetën të fshehura pas të dielës.

Por reagimin më të zëshëm e madje edhe publikimin e këtyre përgjimeve, te bëri të mëkurën deputeti Bali Muharremi.

Veprimet ai i quajti joetike dhe joprofesionale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha tha se ishin të përgaritur për akuza të tilla, por kjo ishte forma e vetme për t’u dhënë adresë ankesave të qytetarëve.

Klan Kosova vizitoi edhe spitalin rajonal të Prizrenit, por askush nga drejtuesit e tij nuk u prononcua për zhvillimet e fundit.

Klani merr vesh se një nga këto paisje përgjuese të vëna nga policia është thyer nga një mjek, për të cilin prokuroria e Prizrenit ka urdhëruar të hetohet.

Një asi kamere – si ajo që tani është e papërdorshme, kushton rreth 10 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.