Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet për protestën e nëntë janarit të paralajmëruar nga opozita e bashkuar.
Ekspertët e çështjeve të sigurisë tërheqin vërejtjen se organizimi i protestës nga opozita mund të lërë hapësirë për keqpërdorim të masës nga një palë e tretë.
Policia e Kosovës e ka informua Tribuna Channel se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme duke hartuar plane konkrete operative për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.