Policia e Kosovës (PK), nëpërmjet një reagimi për media, ka sqaruar dhënien e tenderit kompanisë “Bosser” për blerje të garderobës civile për zyrtarët e lartë të këtij institucioni, duke mos e mohuar se ky biznes është i vëllaut të Baki Kelanit.
Portali “Infokusi” ditë më parë ka raportuar se Policia e Kosovës i ka dhënë tender kompanisë që udhëhiqet nga vëllau i Baki Kelanit, Sami Kelani. Për më tepër, dhënja e këtij tenderi nuk është bërë nëpërmjet procedurës së hapur, por përmes kuotimit(caktimit) të çmimit.
“Policia e Kosovës është institucion që i zbaton strikt të gjitha procedurat ligjore, duke përfshirë ato të prokurimit dhe në asnjë rast të vetëm nuk lejon ndërhyrje, në të kundërtën ndërmerren masa ligjore”, thuhet mes tjerash në sqarimin e Policisë.
Policia është munduar ta arsyetoj dhënien e këtij tenderi kompanisë “Bosser”, duke thënë se Kelani nuk posedon asnjë biznes të vetin. Mirëpo, është i habitshëm fakti se si nga mijëra butiqe që funksionojnë në Kosovë, Policia vendosi ta shpërblejë me tender biznesin e vëllaut të zëdhënësit, Baki Kelani?/INFOKUSI.COM/