Lajmet e fundit

Policia heton zyrtarët që shkelën rregullat në trafik

Përmes një njoftimi dërguar medieve, Policia e Kosovës njofton për punën e bërë në hetimin e zyrtarëve policor që thyen rregullat e trafikut.

Njoftohet se njëri nga zyrtarët është identifikuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë, ndërsa në rastin tjetër hetimet për identifikim të zyrtarit vazhdojnë.

Ditë më parë, dy automjete policore thyen rregullat e trafikut në rrugën “Bill Clinton” – tek semaforët Te Santea.

Një xhirim i publikuar nga një qytetar tregonte dy autmojete të Policisë së Kosovës tek nuk respektojnë rregullat e trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.