Ka zgjatur vetëm pak minuta frika nga fotot e fiksuara në Tiranë ku shfaqen disa persona sipër automjeteve, me veshje të zeza të ngjashme me ato të militantëve të Shtetit Islamik. Pasi fotot bënë xhiron e mediave, kanë nisur edhe verifikimet nga ana e Policisë së Shtetit.
Nga verifikimet e kryera rezulton se këta persona ishin duke kryer një videoklip artistik.
Sipas Policisë nuk duhet të ketë panik pasi situata u sqarua, dhe ISIS-i siç u raportua, nuk ka mbërritur në Tiranë.