Lajmet e fundit

Policia nis hetimet për demolimin skandaloz të varrezave në Dedaj

Në fshatin Dedaj të Hasit, Komunë e Prizrenit, tash e disa ditë janë demoluar disa varreza të personave të besimit katolikë. Në lidhje me këtë rast, Policia Rajonale e Prizrenit ka hapur rast dhe janë duke u zhvilluar hetimet, por ende nuk ka të dyshuar.
Në fshatin Dedaj janë demoluar disa varreza të katolikëve. Pllakat me mbishkrim janë thyer dhe rrëzuar në tokë. Sipas shkrimit, shihet se janë të familjes Perdedaj.

Demolimin e tyre e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit. Hazir Berisha, zëdhënësi i Policisë në Prizren, ka thënë për Express se ata janë në dijeni për këtë rast. Madje edhe kanë filluar hetimet, por nuk ka të dyshuar.

“ Ne e kemi hapur rastin në lidhje me shkatërrimin e varrezave. Po ashtu kemi filluar hetimet, por ende nuk kemi të dyshuar”, ka thënë Berisha.

Sipas tij rasti ka ndodhur disa ditë më parë.

Fotot e shkatërrimit të varrezave janë duke qarkulluar në internet nga shumë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.