Në garazhin e Artan Gjermenit nuk është gjetur asnjë shenjë që të provojë alibinë e tij.
Pasi u njoh me plagosjen, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të verifikuar atë që kishte thënë gjyqtari.
Sipas tij, “aksidenti” kishte ndodhur në garazhin e banesës të tij, pranë ambasadës amerikane, ku ai ishte prerë me disa llamarina.
Por policia nuk gjeti asnjë gjurmë gjaku dhe as llamarinat me të cilat mund të kishte ndodhur aksidenti. Asnjë dëshmitar nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes për të provuar alibinë e gjyqtarit të plagosur.
Dyshimet janë se Artan Gjermeni u palgos me thikë, për shkak të detyrës së tij. Nuk përjashtohet as mundësia që gjyqtari të jetë plagosur pas një sherri me familjarë të tij.