Policia franceze ka evituar një sulm të mundshëm terrorist dhe në lidhje me këtë policia franceze ka arrestuar dy persona në regjionin e Orleansit, në jugperëndim të Parisit, ka njoftuar ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.
“Një sulm i mundshëm terrorist që për shënjestër kishte zyrtarë të Orleansit është zbuluar nga Agjencia e Brendshme Franceze për Inteligjencë (DGSI), tha ai, duke shtuar se dy persona janë arrestuar më 19 dhjetor./kp