Lajmet e fundit

Policia: Po presim vendimin e Gjykatës për Ismajl Kurteshin

Policia e Kosovës thotë se është duke e pritur vendimin e Gjykatës për të shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes në protestë të deputetit të arrestuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi.

I kontaktuar nga Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani ka thënë se Policia e Kosovës tashmë e ka bërë një shkresë me anë të së cilës i është drejtuar Gjykatës Themelore, për mos zbatimin e urdhrit të Gjykatës për arrest shtëpiak nga ana e deputetit Ismajli.

‘’Policia e Kosovës e ka bërë një shkresë të cilën e ka dërguar në Gjykatë lidhur me këtë rast, ndërkaq Policia e Kosovës do të zbatoj secilin vendim që merr gjykata’’, ka thënë zedhënësi i PK-së Ismet Hashani./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published.