Lajmet e fundit

Policia sqaron shkrimin “Arrestimi i Kurtit “ kushtoi” 4500 euro”

Duke iu referuar një shkrimi të publikuar në portale dje më 30.10.2015, me titull
“Arrestimi i Kurtit “ kushtoi” 4500 euro” ku ndër të tjera thuhet se “tenderi i
Policisë së Kosovës nuk është zhvilluar nëpërmjet një procesi të prokurimit të
hapur por përmes kuotimit (caktimit) të çmimit”; Policia e Kosovës për hirë të
transparencës, korrektësisë dhe sqarimit të drejtë të të gjitha procedurave ligjore
që janë aplikuar njofton opinionin e gjerë se:

Drejtoria e Prokurimit ka zgjedhur procedurën e Kuotimit të çmimeve sepse, sipas
nenit 19 pika 3 e Ligji të Prokurimit Publik Ligji Nr. 04/L-042 si dhe sipas
nenit 12 pika 12.14 e Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik të nxjerr nga KRPP me
2012, vlera e parashikuar e ka klasifikuar edhe llojin e procedurës (procedurën e
kuotimit të qmimeve).

Duke u bazuar në vlerën e projektit, Drejtoria e Prokurimit të Policisë së Kosovës,
konform pikës 1 të nenit 36 të Ligjit të Prokurimit Publik Ligji Nr. 04/L-042 kemi
përdorur procedurat e kuotimit të çmimeve për qellim dhënien e një kontrate me vlerë
të vogël.

Pasi qe ky aktivitet nuk ka qenë i përfshirë në njoftimin paraprak, menjëherë
konform nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-042 , një deklaratë të nevojave dhe përcaktimit
të disponueshmërisë së fondeve e kemi dërguar në AQP (Agjencia Qendrore e
Prokurimit) dhe kemi pritur 5 ditë. Konform pikës 2 të nenit 36 të Ligjit Nr.
04/L-042 dhe konform pika 47.4 të nenit 47 të Udhëzuesit Operativ për Prokurim
Publik të nxjerr nga KRPP me 2012 me date 21.10.2015 kemi shpërndarë në mënyrë
elektronike ftesën dhe dosjet për pjesëmarrje në këtë aktivitet të prokurimit tek
katër Operator Ekonomik.

Me datë 27.10.2015 kemi pranuar ofertat e Operatoreve Ekonomik ku ofertat e tyre i
kanë dorëzuar tre Operator Ekonomik dhe pas ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit
të tenderëve, tenderi i përgjegjshëm me çmim me të lirë nga Operatori Ekonomik
përkatës, me çmim 4,499.00 € i cili edhe është shpërblyer me kontratë dhe për të
cilin me datë 29.10.2015 e kemi dërguar edhe njoftimin për dhënie të kontratës në
KRPP. Javën që vjen presim te nënshkruajmë kontratë me Operatorin Ekonomik dhe
menjëherë të behet rregullimi i xhamave dhe sanimi i dëmeve në Stacionin Policor
Qendra në Prishtinë.

Policia e Kosovës ju siguron se e tëre procedura për këtë aktivitet të prokurimit
është zhvilluar konform Ligjit të Prokurimit Publik Ligji Nr.04/L-042 si dhe
Legjislacionit sekondar të nxjerre nga KRPP ( Komisioni Rregullativ i Prokurimit
Publik) dhe njëherit inkurajon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e shkrimeve
jo të sakta, dezinformuese dhe të pabazuara në fakte.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve dhe procedurave të
aplikueshme me korrektësinë më të madhe duke pas parasysh edhe besueshmërinë që kemi
fituar ndër vite dhe përgjegjësitë për zbatueshmerinë e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.