Lajmet e fundit

Policia turke ndalon 30 të dyshuar si militantë të Shtetit Islamik

Policia turke ka arrestuar rreth 30 persona gjatë një bastisje kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Bastisja u kry në qytetin qëndror të Konias, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan.
Bastisja vjen një ditë pasi policia nisi një seri operacionesh kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke përfshirë bastisjen e disa shtëpive në qytetin juglindor të Dijarbakir.

Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë shtatë militantë të Shtetit Islamik, ndërkaq autoritetet turke kanë zgjeruar operacionet kundër të dyshuarve të Shtetit Islamik. Operacionet kanë filluar pas sulit të dyfishtë vetëvrasës në Ankara që vrau më shumë se 100 persona.

Javën e kaluar, presidenti turk Tajip Erdogan, tha se përveq militantëve të Shtetit Islamik, pas sulmit në Ankara qëndrojnë edhe militantët kurdë dhe sirianë.
Sipas tij, militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe policia sekrete siriane ‘”Mukhabarat” kanë bashkëpunuar me Shtetin Islamik për sulmin që ndodhi me 10 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.