Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron për të gjitha aktivitetet që kjo Polici ka ndërmarrë ditën e 28 Nëntorit, kur tri partitë opozitare organizuan një manifestim kundër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.
Policia po ashtu nëpërmjet kësaj komunikate sërish tregon për sasinë dhe llojin e gjësendeve të gjetura në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë aksionit policor.
Po ashtu sipas Policisë aktivistët e VV-së disa herë gjatë protestave kanë lënduar policët e që sipas komunikatës janë me qindra.
Po ashtu Policia sqaron se gjatë bastisjes së selisë Vetëvendosje kanë kërkuar nga kryetari Visar Ymeri dhe Aida Dërguti që të jenë prezent gjatë bastisjes por ata e kanë refuzuar këtë.
Komunikata e plotë e Policisë:
PK-ja ka qenë e angazhuar në një varg protestash të dhunshme me përkrahësit eVetëvendosjes gjatë vitit 2015. Në secilin rast, PK-ja ka kryer obligimet e saj me planifikime të matura, staf adekuat, vetëpërmbajtje të duhur, durim dhe dinjitet përballë sulmeve të dhunshme të drejtuara ndaj institucioneve qeveritare të Kosovës dhe zyrtarëve të Policisë s ë Kosovës. Gjatë këtij viti në Policinë e Kosovës kanë pësuar lëndime 166 zyrtarë policorë si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të dhunshme të protestuesve. Gjatë këtyre protestave janë arrestuar gjithsej 269 protestues. PK-ja në asnjë mënyrë nuk lejon përdorimin e tepruar të forcës nga zyrtarët e saj. Zyrtarët e PK-së janë të trajnuar që të përdorin forcën minimale të nevojshme për të tejkaluar rezistencën. Gjatë këtyre angazhimeve, mbikëqyrësit dhe menaxherët e PK-së kanë qenë të pranishëm për të siguruar që protokollet e përdorimit të forcës së duhur janë ndjekur nga zyrtarët e PK-së. Çdo person që beson se ai apo ajo ka ndonjë ankesë në lidhje me sjelljen e ndonjë zyrtari të PK-së inkurajohet që në çdo kohë të kontaktojë Inspektoratin Policor të Kosovës në linjën pa pagesë: 080003333 apo në linkun:http://ipk.rks-gov.net/?page_id=43.
Pas çdo incidenti kritik, në të cilin përdoret for ca nga PK-ja, Policia e Kosovës ka dy njësi të brendshme që në mënyrë rutinë shfrytëzohen për të rishikuar veprimet e PK-së. Veprimet e zyrtarëve që kanë marrë pjesë në arrestime me datën 28 nëntor 2015, janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Shqyrtimin e përdorimit të forcës i PK-së, dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale të PK-së. Të gjeturat e detajuara të këtyre shqyrtimeve do t’i ofrohen drejtorit të Përgjithshëm të PK-së për shqyrtim dhe ndonjë veprim korrigjues që do të ishte i nevojshëm. Të gjeturat e tij mund të rezultojnë me trajnime shtesë, këshillime, disiplinë, suspendim apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës të zyrtarëve që konstatohet se kanë vepruar në mënyrë jo të duhur apo që mund të kenë përdorur forcë të tepruar.
Duke iu referuar zhvillimeve të datës 28 nëntor, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, dhe duke pasur në mendje rëndësinë e krijimit të një ambienti të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët, ka planifikuar dhe ka kryer veprime duke marrë parasysh këto në vijim:
Mijëra manifestues do të vinin në Prishtinë për të shënuar festën e 28 nëntorit.
Një grumbull i madh i mbështetësve pritej të merrnin pjesë në protestën e organizuar nga Vetëvendosje, AAK dhe NISMA. Protestuesit në një numër protestash të mëhershme që ishin organizuar nga këto grupe kishin shfaqur dhunë ndaj institucioneve qeveritare të Kosovës dhe zyrtarëve të PK-së që ka rezultuar në lëndime dhe dëme në ndërtesat, pronat dhe pajisjet qeveritare.
PK-ja do të ishte përgjegjëse për zbatimin e një urdhri ekzistues të gjykatës, për të ndaluar disa individë për të cilët PK-ja kishte arsye të besojë se do të merrnin pjesë në protestë.
PK-ja do të ishte përgjegjëse për parandalimin dhe shkatërrimin e ndonjë akti terrorizmi, radikalizmi apo ekstremizmi të dhun shëm nga ata të cilët dëshirojnë të shënjestrojnë ndonjë grup të madh të njerëzve të pafajshëm.
Bazuar në informacionet e mësipërme të cilat janë zhvilluar nga PK-ja gjatë vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të planifikimit operacional, PK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura profesionale, parandaluese dhe reaguese për të siguruar që detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të kryhen në mënyrë efikase.
Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, liria e lëvizjes dhe kalimi i një dite festive paqësore ishin prioritetet e PK-së, duke përfshirë sigurinë e të gjithë personave si dhe parandalimin e dëmtimit të pronës publike, private dhe shtetërore.
Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet e saj kishte një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve në detyrë dhe rezervë, për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe për të siguruar një ambient të sigurt për rrjedhën e protestës që kishte filluar në orën 14:00. Protesta u përmbyll në mënyrë paqësore rreth orës 14:50 pa incidente.
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autoritetet ligjore, ka vazhduar me monitorimin e situatës dhe implementimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke përfshirë obligimet ligjore drejt zbatimit të urdhër arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës edhe pse ka pasur informacione që z. Albin Kurti – në kërkim sipas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore – ka marrë pjesë në protestë, vlerësimi i rrethanave në atë kohë pamundësonte marrjen e ndonjë veprimi direkt për arrestimin e tij në atë zonë të protestës.
PK-ja dëshironte të parandalonte eskalimin e situatës, prandaj nuk ka ndërmarrë veprime për t’iu afruar atij. PK-ja nuk ka ndërhyrë kur z. Kurti është vërejtur duke qëndruar në turmë gjatë protestës, apo gjatë kohës kur mbajti fjalim në skenë, apo gja të kohës kur ka ecur nga vendi i protestës tek selia e Vetëvendosjes – në një distancë përafërsisht ½ e kilometrit. Gjatë kësaj kohe, z. Kurti i rrethuar me njerëz të cilët paraqisnin shqetësim të përgjithshëm për Policinë që një përpjekje për ta arrestuar z. Kurtin në atë situatë mund të eskalonte në konfrontim të dhunshëm që do të mund të shkaktonte lëndimin e mbështetësve të tij, kalimtarëve të pafajshëm dhe zyrtarëve të PK-së. PK-ja ka ndjekur z. Kurtin dhe ata të cilët i ofronin atij siguri (të cilët ishin të lidhur krah për krah për të parandaluar intervenimin e Policisë), deri tek selia e Vetëvendosjes.
Policisë së Kosovës iu mohua hyrja në selinë e Vetëvendosjes, pasiqë z. Kurti dhe mbështetësit e tij u futën aty. Ata brenda selisë së Vetëvendosjes bllokuan dyert e hyrjes për të parandaluar PK-në të hynte. PK-ja ndjekin doktrinën e krijuar për zbatim të ligjit duke siguruar një perimetër të brendshëm në hyrje dhe dalje të ndërtesës dhe krijuan një perimetër të jashtëm për të mbajtur hapësirën e afërt me ndërtesën të lirë nga protestuesit apo kalimtarët të cilët mund të ndërhynin në detyrat e zyrtarëve apo të lëndohen nëse situata do të kalonte në dhunë.
Një grup prej disa personash, duke refuzuar të largohen, qëndruan përballë selisë së VV-së, duke protestuar dhe penguar zyrtarët e PK-së në zbatimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore. Bazuar në refuzimin e tyre që t’i përmbahen urdhrave të ligjshme të PK-së dhe rezistencën e tyre aktive, disa prej tyre u arrestuan për pengim dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Bazuar në vëzhgimin e dorës së parë të PK-së, z. Kurti ishte brenda objekteve të selisë së VV-së, njësitë relevante policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ishin të obliguara të futën në ndërtesë për të ekzekutuar urdhër arrestin.
Policia e Ko sovës, bazuar në protokoll, trajnime dhe përvojë, ka përdorur njësinë e duhur taktike për të hyrë në ndërtesë dhe të sigurojë ndërtesën në mënyrë që pjesëtaret e Njësisë Hetuese të Policisë së Kosovës të mund të hyjnë dhe të kryejnë hetimet e nevojshme. Edhe pse këta zyrtarë reagues ishin përballur me rezistencë të rëndë nga të barrikaduarit brenda ndërtesës, PK-ja nuk ka përdorur armë zjarri, plumba gome apo gazlotësjellës në sigurimin e ndërtesës dhe kryerjen e arrestimeve. Rezistenca e hasur përfshin: shufra, karrige, tavolina, mjete metali dhe sprej gazlotsjellës. Si rezultat i këtyre sulmeve, 2 zyrtarë policorë dhe 2 civilë janë lënduar.
Zyrtarët policorë, bazuar në situatën dhe veprimet e dhunshme të shfaqura nga personat brenda ndërtesës, në pajtim më autorizimet e tyre ligjore, kanë arrestuar disa nga personat të cilët kishin barrikaduar veten në ndërtesë. Të arrestuarit ishin përcjellë në stac ion policor për procedura të mëtutjeshme. z. Kurti gjendej brenda në ndërtesë, është marrë në mbajtje dhe transportuar tek autoritetet e drejtësisë, siç kërkohet me Urdhër Arrest.
Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar ishte 97, nga të cilët: 11 kanë mbetur në mbajtje për 48 orë nën dyshimin e përfshirjes në aktivitete kriminale, 53 ishin referuar për procedura të shpejta për përfshirje në kundërvajtje, 26 ishin liruar me procedurë të rregullt dhe 7 të mitur ishin liruar.
PK-ja është siguruar që mbrojtja ligjore iu është ofruar të gjithë personave të ndaluar. Secilit të arrestuar i janë lexuar të drejtat dhe ofrimi i shërbimit të mbrojtjes nga avokati, siç kërkohet.
Numri i protestuesve të lënduar, të cilët kanë kërkuar asistencë mjekësore ishte dhjetë (10); dy zyrtarë policorë të lënduar gjithashtu kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Disa persona të tjerë, dhe zyrtarë të PK-së, kanë p suar lëndime sipërfaqësore, mirëpo nuk kanë kërkuar ndonjë ndihmë mjekësore. Të gjithë personat të cilët kanë marrë lëndime dhe të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore e kanë marrë këtë nga njësia shëndetësore e PK-së dhe/apo Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Si pjesë e punës së vazhdueshme policore, dhe në koordinim me prokurorin kompetent, njësia e Forenzikës e PK-së ka ndërmarrë një ekzaminim të plotë të vendit të ngjarjes brenda selisë së Vetëvendosjes.
PK-ja ka kërkuar që udhëheqësi i Vetëvendosjes, z. Visar Ymeri dhe anëtar i Parlamentit nga Vetëvendosja, znj. Aida Derguti, të jenë prezent derisa bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Që të dy, z. Ymeri dhe znj. Derguti kanë refuzuar ofertën e PK.
PK-ja ka ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe ka ruajtur të gjeturat gjatë ekzaminimit me anë të incizimit me video.
Janë konfiskuar artikujt në vazhdim si prova materiale:
2 – C opë maska gazi ushtarake
1 – Sprej (OC), të vogla
2 –Shufra metali,
2 –Vegla përdestimin te hedhjes së sferave të qelqit (llastiqe),
4 –Qese me pluhur të dyshimtë,
2 –Qese me sfera qelqi (sfera),
1 –Gaz lotsjellës,
3 – Radio,Motorola,
1 – ½ Litër shishe me plumba gome – 26 copë,
1 –Fishekzjarrë me barut
3 –Kanoçe të zbrazura të gazit lotsjellës,
1 –Qese plastike me 7 copëkanistër të gazit lotsjellës,
1 –Qese me sfera me ngjyrë (sfera),
1 –Qese me tri shishe plastike me sasi ½ litra të mbushura me benzinë,
1 –Shishe plastike prej 1.5 litra me benzinë,
1 –OC Sprej të vogël (speci)
1 – OC Sprej(Speci)
2 –Qante me armaturë të salduar (në formë iriqi) për të shpuar gomat e veturave,
5 –Shishe në sasi prej 1.5 litrash të mbushura me ngjyrë pembe,
13- Maska të zeza për mbulim të fytyrës.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore, bazuar në situatën dhe rrethanat me zhvillim të shpejtë, ishin të detyruar të përdorin forcë proporcionale dhe të nevojshme si reagim ndaj dhunës së drejtuar drejt tyre.
Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja, trajnimet, përvoja dhe procedurat standarde të operimit do të vazhdojë të shërbejë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ruajtur rendin publik dhe ofrimin e sigurisë në të gjithë vendin.