Ftesa që NATO ia ka bërë Malit të Zi për anëtarësim në aleancën ushtarake ishte më shumë se vetëm mirësjellje për shtetin e vogël ish-jugosllav. Ishtë një shenjë tjetër e një beteje për shtrirje të ndikimit në Ballkan mes Rusisë dhe SHBA-së. Dhe, Amerika është ajo që është në ofansivë.
Kështu nis artikulli i së përjavshmes evropiane “Politico” lidhur me dinamikat e fundit politike në Ballkan, kur marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë kanë tendenca të vazhdueshme acarimi për shkak të përplasjeve në Evropën Lindore, Lindje të Mesme dhe tash në Ballkan.
Javëve të fundit zyrtarë të lartë amerikanë dhe të NATO-s kanë vizituar kryeqytet në Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi në kërkim të ringjalljes së përpjekjeve të ngecura për ta sjell rajonin më afër Perëndimit.
Ftesa Malit të Zi për t’iu bashkuar aleancës trans-Atlantike është pjesë e iniciativës diplomatike amerikane. Kremlini këtë veprim e ka quajtur jo më pak se ‘provokim’.
Mali i Zi është vendi i parë që mund t’i bashkohet NATO-s pas shtatë viteve stagnimi të Aleancës për ta anëtarësuar një shtet. Me vendimin për t’iu bashkuar NATO-s, do të thotë se asnjë vend i tretë nuk mund të komentojë dhe influencojë vendimit e Malit të Zi, as Rusia. Prapa skenave për ta ftuar Malin e Zi në NATO, debati ishte i tensionuar brenda Aleancës.
Pëkrundër kësaj, shkruan “Politico”, edhe pse NATO i ka bërë ftesë Malit të Zi për anëtarësim, vendim që pritet të bëhet zyrtar në samitin e Varshavës në korrik të vitit të ardhshëm, opinioni në vend është i fragmentuar.
Në njërën anë është Qeveria pro-NATO e udhëhequr nga kryeministri Milo Gjykanoviq, i cili sundon me vendin për rreth 25 vite, dhe i cili njëherë ka qenë komunist më pastaj një nacionalist që besonte në Serbinë e Madhe dhe tash një pro-perëndimor që beson në pavarësinë e Malit të Zi, ndërsa në anën tjetër është opozita pro-serbe, që vazhdon ta bojkotojë Parlamentin.
Kriza politike në Mal të Zi për shkak edhe të përqarjeve rreth anëtarësimit në NATO ose jo, ka shtyrë udhëheqësin e NATO-s, Jens Stoltenberg të zhvillojë disa vizita në Podogoricë për t’u siguruar se vendi është i gatshëm t’i bashkohet ‘klubit’.
Diplomatët e huaj vazhdimisht kanë dhënë porosi se vendi është ende ka shumë punë për të bërë për ta luftuar korrupsionin, që sikurse në vende të tjera në Ballkan, është i shtrirë gjerësisht, duke shpëtuar shërbimet inteligjente nga ndikimi rus.
Italia, Gjermania dhe Holanda vazhdimisht janë treguar ngurruese për ta ballagaquar NATO-n ë ndonjë konfrontim direkt me Rusinë për shkak të Ukrainës apo për shkak të ndonjë aspirate zgjeruese të bllokut ushtarak.
Përkundër kësaj, sekretari i shtetit, John Kerry, kishte thënë “Rusia i është përkushtuar një përpjekjeje masive për të shtrirë ndikim në shtete. Për të joshur ato, për të arritur tek ato, dhe thelbësisht, tragjikisht, për të ndezur një lojë Lindje-Perëndim që ne mendojmë se është e rrezikshme.”
Pas një takimi të ambasadorëve të NATO-s në Podgoricë në tetor, SHBA-ja vazhdimisht e ka shtyrë idenë e të sjellurit Malin e Zi brenda Aleancës, duke e vazhduar reformat dhe stabilitetin rajonal.
“Marrëdhëniet e përgjithshme me SHBA-në në Ballkan janë bërë më të fuqishme dhe rajoni është vënë në fokus për shkak të një ndryshimi më të gjerë në skenën ndërkombëtare”, ka thënë analisti malazez për mbrojtje dhe siguri, Igor Tabak.”Konfrontimi është bërë i dukshëm në vendet ku SHBA-ja dhe Rusia kanë përplasur interesat e tyre, si në Seri dhe Mal të Zi.”
“Tash me Malin e Zi, NATO-ja është duke e përçarë në copa Ballkanin. Imagjinojeni Ballkanin në një peshore. Çdo herë që lëvizni peshën, të vogël a të madhe, ju ndryshoni bilancin – nga paqëndrueshmëri në qëndrueshmëri apo anasjelltas”, ka thënë ish-ambasadori i NATO-s për Italinë Stefano Stefanini.
“Politico” shkruan se Ballkani në fokus është vënë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia vitin e kaluar dhe lufta në Ukrainën Lindore.
Kjo gjë ka shtyrë Kerryn për të përdorur retorikën e Luftës së Ftohtë në shkurt, duke përmendur Serbinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi si front i ri kundër ndikimit në rritje të Rusisë.