Pesë studentët e arrestuar në protestën e datës 09.10.2015 , Ardit Halilaj, Arjan Hoxhaj, Dukagjin Gecaj, Miranda Lushaj dhe Leomir Smajli janë dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë “POLITIKA” me nga Njëqind euro gjobë secili.
Protesta e studentëve ishte e qetë dhe paqësore , mirëpo me urdhërin e POLITIKËS që funksionon mbrenda Universitetit u dha ultimatumi Policisë së Kosovës dhe trupave të Sigurimit “ROJA E NDERIT” të eskalojnë situatën duke u përleshur me ta dhe duke ushtruar dhunë ndaj tyre, ku tre nga ta arrestuarit dolën të lënduar dhe me gjendje jo të mirë shëndetësore nga dhuna e ushtruar.
Studentët kishin një qëndrim, ata kërkonin të drejtat e tyre: Lejimin e afatit të Tetorit, rizgjedhjën e Këshillit Drejtues, largimin e politikës nga Universiteti si dhe shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të studentëve.
Ata thonë se përvec kërkesës për lejimin e afatit të Tetorit që n’u realizua, kërkesat tjera ende e asaj dite mbeten të parealizuara.
Deklaratat e studentëve në Gjykatën Themelore në Gjakovë ishin plotësisht të drejta.
Sa i përket asaj që Komandanti i Policisë Rajonale të Gjakovës Krist Gjokaj kishte deklaruar për urdhërin e dhënë studentëve që mbrenda pesëmbëdhjetë minutave të lirohet hyrja, studentët e arrestuar deklaruan para gjyqtares se nuk e kemi ndëgjuar urdhërin e dhënë nga Komandanti i Policisë dhe se po ta ndëgjonim do ta respektonim urdhërin e Komandantit të Policisë së Kosovës.
Duhet thekësuar se me ligjin mbi arsimin e lartë neni 13, pika 3, pika 4, nuk lejohet prezenca e organeve të rendit publik dhe studentëve u garantohet e drejta e lirisë akademike, ndërkaq neni 31, pika 4.1, 4.2, 4.3 u garanton studentëve iirinë e fjalës, të organizimit e të tubimit.
Studentët shprehin pakënaqësinë e tyre për këtë aktvendim të marrë nga “POLITIKA” ( Gjykata Themelore në Gjakovë ).
Studentët shprehen se u desh që aktvendimin ta lexojmë ngadalë me shumë kujdes dhe me vëmendje të plotë për shkak të gabimeve drejtëshkrimore të bëra në aktvendim.
“Nuk e dijmë se a ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë që të dënohet një student me gjobë për arsye se ka protestuar, atë në mënyrë paqësore, duke i kërkuar të drejtat e tij ,pra, kjo ndodhi, ndodhi në Gjakovë” thonë studentët e dënuar.
Studentët e dënuar thonë “ Kurrë s’kemi patur dyshime për të drejtën, qysh në momentin që n’u shfaq, kush ka dalë kundër së drejtës është shkatërruar dhe kush e ka të shtrenjtë dinjitetin, u qëndron larg grindjeve”.
Ata thonë se do të paraqesin ankesë kundër këtij aktvendimi, duke u shprehur se mos të mendojnë që me arsyetimin dhe bindjen që me denimet e shqiptuara s’do ta përsërisin kundërvajtjen, duke u munduar të na frikësojnë, përkundërazi ne nuk do të ndalemi do të ballafaqohemi me cfardo problemi vetëm e vetëm të na jepet e drejta.