Lajmet e fundit

Politika e ka uzurpuar drejtësinë

gjykata-640x360Sundimi i ligjit, një dështim i Republikës,pushtetit nuk i interesojnë reformat “Pa njerëz të rinj në sistemin gjyqësor do të jetë gjithçka njëjtë, por nuk mund të ketë njerëz të rinj në sistemin gjyqësor, derisa të ketë politikanë të vjetër, sepse politika dirigjon gjithçka, pra edhe sistemin juridik në Republikën e Kosovës”, thotë avokati Tomë Gashi.Shtetndërtimi i Kosovës ende pa marrë hapat e parë u ballafaqua me kriza dhe ngecje të mëdha të jetës institucionale dhe publike. Shoqëria jonë po ballafaqohet çdo ditë me sfida, të cilat do të ishin më të lehta, nëse sistemi i drejtësisë do të ishte më efikas, më transparent dhe më cilësor. Jeta e qytetarëve është rënduar që prej krimit të organizuar, korrupsionit, e deri tek pritjet e gjata për shqyrtim të lëndëve. Por, sa janë gjasat që kjo lloj situate të përfundojë dhe drejtësia të vihet në vend nga institucionet përkatëse të drejtësisë e jo nga politikanët/pushtetarët, siç kemi qenë dëshmitarë të ketë ndodhur deri më sot. Visar Sutaj, menaxher i projektit, Programi i Transparencës dhe Kundër Korrupsionit në KDI/TIK, thotë që Instituti Demokratik i Kosovës nuk është aq optimist se në të ardhmen e afërt në Kosovë do të ndërtohet një sistem më efikas i drejtësisë. Ai tregon që ky vlerësim bazohet në shumë indikatorë, të cilët ai i përmendi për “Kosova Sot”. “Së pari, kemi një numër relativisht të vogël të prokurorëve dhe gjyqtarëve, nëse bëjmë krahasimin me shtetet e tjera në rajon (përafërsisht 140 prokurorë dhe 350 gjyqtarë). Më keq për të thënë, shumica nga këta prokurorë dhe gjyqtarë nuk janë mjaft të përgatitur dhe specializuar për t’u marrë me lëndët e korrupsionit. Për këtë arsye kemi raste, ku ka shkelje të procedurave dhe tejkalim të periudhave maksimale të parashkrimit”, tha Sutaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.