Ministri i financave të Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble dhe një politikan i lartë bavarez kanë kritikuar Greqinë në lidhje me rolin e saj menaxhues në krizën më të madhe të refugjatëve në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore.
Schaeuble, i cili është përplasur në mënyrë të përsëritur me zyrtarët grekë të këtij viti mbi politikën ekonomike, për Bild am Sonntag tha se Athina ka injoruar rregullat që detyrojnë emigrantët të paraqesin kërkesënë për azil në vendin e parë që arrijnë brenda BE-së.
Ai gjithashtu shtoi se sipas gjykatës gjermane refugjatët nuk janë trajtuar në mënyrë njerzore në Greqi.
“Greqia nuk duhet të fajsojë të tjerët për problemet e veta. Ata duhet të shohin se si ata mund të bëjnë më të mirën për veten e tyre,” tha Shable.
Greqia, e cila vazhdon të mbetet porta kryesore për emigrantët që kalojnë në Europë, është përballur me kritika edhe nga qeveritë tjera të BE-së, të cilat kanë deklaruar se Greqia ka bërë shumë pak për të menaxhuar fluksin e madh të refugjatëve.
Ndërkaq, Joachim Herrmann, ministër i brendshëm i shtetit jugor të Bavarisë, që është përballur me barrën me të madhe të fluksit të refugjatëve në Gjermani, ka kritikuar Greqinë për mënyrën e sigurimit të kufijve të saj të jashtëm.
“Ajo që po bën Greqia është vetëm një farsëm”, ka thënë Herrmann në një intervistë për gazetën Die Welt am Sonntag, duke shtuar ndonjë që çdo vend që nuk i përmbushë detyrimet e saj për të siguruar kufijtë e saj të jashtëm duhet të largohet nga zona Shengen.
Herrmann gjithashtu ka theksuar se është e rëndësishme të sigurohet kufiri me Slloveninë, në mënyrë që të gjithë njerëzit që hyjnë në zonën Shengen nga Kroacia të mund të regjistrohen sipas rregullave.
Ndërkaq, për t’i ardhur në ndihmë Greqisë, agjensia kufitare e BE-së, Frontex, ka rënë dakord që të rritë praninë e saj Greqi.