Dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave e ka komentuar edhe analisti, Petrit Zogaj.
Ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook duku ironizuar, ka thënë se populli duhet te brengose se a ka vizë Hashim Thaci- e jo për vete.
Ky është reagimi i plotë i Zogajt:
Popull mosmirenjohes-nuk shqetesohen qe HashimThaci na u ka trazu sot per punen e vizave, por i kerkojne llogari atij. Nuk shohin ndonje mundesi relaksimi te HashimThacit, por ja permendin atij deklaratat e mehereshme per liberalizim te vizave. Nuk pyesin nese z. Thaci ka nje vize qe ja mundeson atij qe te shetitet lirshem, por kerkojne viza per vete. Nuk e mendojne hic se si do te kaloj naten z. Thaci pas ketij lajmi te keq per te, por shkojne e kerkojne lajme te mira per vete. Nuk pyesin nese te afermit e z. Thaci, bashke me biznesmenet e tyre nese kane viza ne menyre qe bizneset te mos bllokohen, por shkojne e pyesin per vete e familjet e tyre. Prandaj, sonte, te gjithe ne do te duhej me u solidarizu me shqetesimet e HashimThacit, e jo te ja shtojme ato. Pra, populli nuk duhet me mendu vec per vete, por para se gjithash duhet me mendu per lideret e tyre!