Lajmet e fundit

Posta në Prishtinë plaçkitet nga një person i armatosur

Sonte rreth orës 20:40 në një nga pikat e Postës së Kosovës në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një plaçkitje në vlerë rreth 200 euro.

Për KosovaPress, menaxheri regjional i Postës së Kosovës, regjioni i Prishtinës, Mentor Beqiri, tha se e gjitha ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe se gjatë në plaçkitje ka qenë i përfshirë një person i maskuar dhe i pajisur me revole.

Beqiri tha se gjatë aktit nuk është lënduar askush, përveç një punëtoreje në sportel e cila është traumatizuar nga kanosja e personit të dyshuar derisa ai ka qenë gjatë kryerjes së aktit në këtë pikë të Postës së Kosovës.

“Personi ka qenë i maskuar dhe i armatosur dhe ka kërcënuar punëtoren me revole, e cila ka qenë në sportel në ato momente. Përpos traumave të punëtores, nuk ka lëndime të tjera në njerëz”, tha ai.

KosovaPress provoi që rastin ta konfirmojë edhe nga Policia e Kosovës, por kontakti në këto momente ishte i pamundshëm. /KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.