.
Në profilin e Policisë në këtë rrjet social, i cili nuk dihet nëse është zyrtar, është publikuar një foto e protestës së shtunë dhe një përshkrim mbi fotografi.
“Mallkom mua, urrem mua, dëshirom të vdekur. Unë prapë do të jem aty kur ti ke nevojë për mua”, thuhet në statusin e Policisë të cilit i është bashkangjitur një fotografi në të cilen është vendosur edhe një mesazh.
Në këtë faqe të policisë në Facebook publikohen edhe njoftimet zyrtare të forcave të rendit.
Sqarim: Në këtë llogari në Facebook megjithatë nuk ka informata, ose përshkrim të veprimtarisë që sqaron rolin e përdoruesit, siç ndodh rëndom në faqet zyrtare të institucioneve. Por aty shpalosen njoftimet e njëjta që janë edhe në sajtin zyrtar të policisë së Kosovës dhe foto e ngarkuara janë vetëm foto të Policisë së Kosovës.