Të gjithë po habiten nga ecuria e dobët e Chelseat këtë sezon dhe humbja e së shtunës kundër Liverpulit ishte një tjetër goditje e rëndë, por me sa duket “shënjestra” është trajneri Jose Mourinhos.
Mediat britanike kanë kohë që aludojnë se skuadra e Chelseat tashmë është e përçarë dhe një pjesë e madhe e lojtarëve janë kundër trajnerit dhe metodave të tij të punës, por tashmë vjen edhe një rrëfim i bujshëm.
Një ndër lojtarët e ekipit të parë, i paidentifikuar, ka zbuluar për “BBC” se “preferon më mirë të humbasë, sesa të fitojë për Murinjon”.
Një gazetar i BBCsë ka deklaruar bujshëm: “Më lejoni t’iu tregoj atë që di në lidhje me Chelsean. Informacioni im vjen nga një futbollist i ekipit të parë. Mora vesh se marrëdhënia e Morinhos me lojtarët është në krizë të jashtëzakonshme dhe lojtarët e Çelsit janë të mërzitur me mënyrën se si ai i trajton disa prej lojtarëve.