Lajmet e fundit

Prej nesër më ftohtë dhe me reshje shiu

Gjatë ditës së nesërme masat e ftohta ajrore do të depërtojnë edhe në vendin tonë duke sjellur mot më të ftohtë dhe me të reshura shiu. Temperaturat maksimale do të zbresin në 14C deri 16C. Nga dita e enjte sërisht priten reshje të reja shiu, e në vise malore mbi 1500m edhe të reshura bore. Gjatë ditës së mërkurë dhe enjte temperaturat pritet të zbresin në 10C deri 8C.

19.10.2015 – Masat e ftohta ajrore nga Europa qëndrore, gjatë ditës së sotme kanë filluar të depërtojnë në pjesët veriore të rajonit, të shoqëruara edhe me të reshura shiu. Të martën këto masa gradualisht do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, duke sjellur vransira dhe të reshura shiu. Me kalimin e sistemit frontal pritet edhe rënie e temperaturave maksimale, fillimisht në 16C, e të mërkurën dhe enjten në 8C deri 11C, ndërsa ato minimale në 5C dhe 3C, ditën e shtunë.

Nga dita e mërkurë dhe enjte, zona me presion të ulët mbi Mesdhe do të depërtojnë në pjesët jugore të rajonit, duke sjellur sërish mundësi për reshje të reja shiu. Mirëpo për shkak që vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, në vise malore mbi 1500m këto të reshura pritet të shndërrohen në borë. Të reshurat pritet të vazhdojnë kohëpaskohe edhe në orët e paradites gjatë ditës së premte, e gjatë mbrëmjes pritet të pushojnë. Nga dita e nesërme era do të fryejë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 3-11m/s.

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, derisa temperaturat do të shënojnë një rritje graduale deri në 12C.

Leave a Reply

Your email address will not be published.