Lajmet e fundit

President i BE’së Donald Tusk vizitë në rajon, injoron Kosovën

Presidenti i Bashkimit Europian Donald Tusk do të takojë Kryeministrat dhe Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai do të shkojë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, por në agjendën e tij nuk është Kosova.

Tusk do të ketë një darkë pune me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic të shtunën e cila do të përcillet edhe me një konferencë për media.

Kreu i BE’së të dielën ndërkaq do të jetë në Tiranë, ku ka takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilët po ashtu do të jetë dalë para gazetarëve.

Të njëjtën ditë, Tusk do të qëndrojë edhe në kryeqytetin maqedonas Shkup ku do ta takojë Presidentin Gjorge Ivanov dhe Kryeministrin Nikola Gruevski.

Kjo është agjenda e Tusk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.