Lajmet e fundit

Presidentët amerikanë – mburojë për shqiptarët

Fotografia më e çmuar në albumet e Bashkim Haxhimusës është dhuratë e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Është momenti kur ia kishte shtrënguar fort dorën mysafirit më të pushtetshëm në botë. Haxhimusa ishte nikoqir i presidentit amerikan, Bill Clinton, në nëntorin e vitit 1999 në palestrën e sporteve në Ferizaj. Dy burrat e shikojnë drejt në sy njëri-tjetrin.

“Realisht vetë unë e pata prit në konak timin se liderët e vendit ishin takuar në ‘Bondsteel’”, thekson Haxhimusa, udhëheqës komunal i sportit. Të njëjtin detyrë e ka edhe tani. “Unë isha përgjegjës edhe për palestrën, pra i bie që erdhi në shtëpinë time. Kështu më pati thënë edhe ish-kryeministri Bajram Kosumi”, këmbëngul ferizajasi.

Vlerën nuk ia zbeh fotografisë reflektimi i dritës në dorën e djathtë të Haxhimusës. “Megjithatë është fotografi e veçantë. Ma pati dërguar Ambasada amerikane pas tre muajsh”. Protokolli i përfaqësuesve amerikanë në Kosovë e kishte ftuar në pritje edhe bashkëshorten e Haxhimusës. Por atë nuk e kanë rrokur fotoaparatët në momentin e përshëndetjes me presidentin demokrat që po pritej si hero pasi i kishte prirë fushatës 78-ditore të bombardimit të caqeve serbe.

“Gani, e kisha fatin ta takoja njeriun ma të mirë (ma të madh) në botë”, ka komentuar Haxhimusa në fotografinë e postuar më 8 shkurt, 2014, në kopertinën e llogarisë së tij në “Facebook”, ku ka nxitur reagimin e shokut Gani Zogaj. /kohaditore

Leave a Reply

Your email address will not be published.