Lajmet e fundit

Presidenti i Rumanisë bën thirrje për negociata për luftën në Siri

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka bërë thirrje për negociata rreth luftës në Siri. Ai këto komente i ka bërë një ditë përpara samitit të Bashkimit Europian në të cilin do të diskutohet rreth krizes së emigracionit.

Ai ka deklaruar se lufta e Sirisë do të diskutohet në samitin e Brukelit, pasiqë shumë nga refugjatët që kërkojnë të hynë në Europë janë pikërisht nga Siria, transmeton Kosovanews.
“Fakti që Rusia është përfshirë ushtarakisht në Siri nuk do ta ndihmojë krizën në Siri, por vetëm sa është duke e komplikuar,” tha ai. “Të gjitha palët e përfshira në luftën e Sirisë do të duhej të bisedonin për mënyrën e daljes nga kriza,” shtoi ai.

Ai tha se Rumiania është një ndër vendet e pakëta që ka ende staf të ambasadës së saj në Damask.
Sulmet ajrore ruse në Siri kanë filluar me 30 shtator, duke deklaruar se objektivat  e goditjeve të avioneve ruse ishin militantët e Shtetit Islamik dhe grupet tjera islamike, megjithatë Rusia ka pohuar se në një formë edhe është duke e ndihmuar presidentin sirian Bashar al-Assad./Kosovanews

Leave a Reply

Your email address will not be published.