Lajmet e fundit
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ‘ i gatshëm të bashkëpunojë më Rusinë dhe Iranin’

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama ‘ i gatshëm të bashkëpunojë më Rusinë dhe Iranin’

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, në fjalimin e shumëpritur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dha mesazhin e parë që ‘Shtetet e Bahskuara nuk mund t’i zgjidhin problemet vetëm.’

Në fjalim, Obama ka kujtuar se pas Luftës së Dytë Botërore, Kombet e Bashkuara kanë punuar me SHBA-të për të parandaluar një luftë të tretë, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
“Rryma të rrezikshme rrezikojnë të na fusin në errësirë. Natyrisht që ka pasur progres, por punët nuk kanë përfunduar,” tha Obama.
“Është dikush që na thotë se ne duhet të mbështesim diktatorë si Assadi, sepse alternative tjetër është shumë më e keqe,” tha ai.
Gjatë fjalimit ai shtoi se rasti i Ukrainës nuk duhet të anashkalohet. ““Nuk mund të rrijmë e të shohim kur sovraniteti i një vendi shkelet. Kjo është baza e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur Rusisë. Por ne nuk duam t’i rikthehemi luftës së ftohtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.