Bujar Nishani mendon se tashmë ka përfunduar çdo gjë dhe Shqipëria është në Francë 2016
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar Kombëtaren shqiptare për këtë fitore të madhe ndaj Armenisë duke shkruar në rrjetin social Facebook: “Rrugë të mbarë për në Europian shqipe”.
Ai e shoqëron komentin e tij me foton e një shqiponje, pas pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Armeni, gjate se cilës Shqipëria shënoi dy gola.