Indeksonline merr vesh se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta takojë pas ditë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën, për të folur rreth kalimit të krizës.
Një burim brenda Qeverisë i ka thënë Indeksonline se “takimi është ri- aranzhuar më vonë”. “Është caktuar një kohë tjetër, pas dite”, ka shtuar ky burim.
Jahjaga sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar se iu ka dërguar ftesa lidervë të opozitës dhe koalicionit qeveritar.
Ende nuk dihet nëse opozita do ta pranojnë ftesën për dialog, pasi kushti i tyre i parë është tërheqja e nënshkrimeve. Mirëpo një gjë të tillë është e pamundur të ndodhë ka thënë kryeministri Mustafa për media.