Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Opozita ka thënë se ka marrë një vendim se a do ta lejojë fjalimin e saj ose jo, por po e mbanë të fshehur.
Seanca plenare do të nisë në orën 11.
Në seancë, pos deputetëve, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësues të korit diplomatik, të akredituar në Kosovë.
Opozita nuk është deklaruar ende nëse do të marrë pjesë në këtë seancë e as nëse do të manifestojë veprimet e saj kundër punës së institucioneve të vendit. Më herët përfaqësues të saj thanë se nuk do ta pengojnë adresimin vjetor të Presidentes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, porse do të protestojnë në formën si para përfaqësuesve ndërkombëtarë në seancat solemne.