Lajmet e fundit

Presidentja Jahjaga dënon sulmin në Gorazhdevc

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka dënuar incidentin në fshatin Gorazhdevc.

Ajo thekson se duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, nuk do të lejojnë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë.

“Dënoj incidentet në fshatin Gorazhdevc. Duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, theksoj se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë. Policia e Kosovës dhe organet e rendit tashmë janë mobilizuar për të sjellë kryesit e kësaj vepre para drejtësisë dhe ftoj qytetarët e Kosovës të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në reagimin e presidentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.