Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Huhtamӓki për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë institucioneve të Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit, fuqizimit të institucioneve dhe të demokracisë.
Ajo vlerësoi lartë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës dhe mbështetjen që ky vend i ka dhënë procesit të konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe perspektives së saj evropiane.
Ambasadorja e Republikës së Finlandës në Prishtinë, zonja Anne Huhtamӓki, shprehu vendosmërinë e vendit të saj për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë me interes të përbashkët.