Lajmet e fundit

Presidentja Jahjaga: Respektoni vendimin e Kushtetueses!

E para e vendit, Atifete Jahjaga, me anë të një komunikate për media, ka thënë se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kumtesën e Jahjagës.

Ajo ka ftuar partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën të shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.

Rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar vendimin lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili thotë se disa nga parimet e përgjithshme janë jokushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.