Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë si dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Bajramit të Vogël.Në mesazhin e urimit për besimtarët, Presidentja Jahjaga uron që “kjo të jetë një ditë e gëzuar për të gjithë, një ditë të cilën do ta kaloni me familjet dhe me më të dashurit tuaj, duke shprehur respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.
Lutem që, edhe sot, të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë, ata që punuan që ne të gëzojmë kohën në të cilën jetojmë.
Në këtë ditë feste, le të shohim rreth nesh ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe le t’ua zgjasim atyre dorën e ndihmës. Madhështia e festës së Kurban Bajramit është pikërisht në solidaritetin dhe ndihmën për të tjerët”, theksohet në fund të mesazhit të urimit të Presidentes Jahjaga.