Lajmet e fundit

Presidentja nesër do të provojë t’i bëjë bashkë pozitën dhe opozitën

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, nesër do të tentojë të organizojë një tryezë të përbashkët me liderët e pozitës dhe opozitës, me qëllim të tejkalimit të krizës politike në vend.
Jahjaga tashmë ka zhvilluar takime të ndara me liderët dhe ka marrë qëndrimet e tyre lidhur me situatën aktuale.

Pavarësisht se liderët opozitarë janë deklaruar se nuk do të diskutojnë me pozitën pa tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, RTK raporton se Presidentja do të bëjë përpjekje që nesër të organizojë një takim në mes të pozitës dhe opozitës.

Zyra e Presidentes, nuk e ka mohuar se mund të ndodhë një takim i tillë por pa specifikuar se kur do të ndodhë ai.

“Ftesës së Presidentes për takime i janë përgjigjur të gjithë udhëheqësit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ndërkohë që takimi i përbashkët mes pozitës dhe opozitës mbetet synin i cili varet tërësisht nga vullneti i partive politike të përfaqësuara në Kuvend”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.