Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se nuk do ti ftoj më partitë opozitare në takim, duke thënë se këtë e ka bërë në të kaluarën.
Këtë komente e para e shtetit i bëri në Podujevë pas takimit që pati me udhëheqësit komunal së bashku me përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë.
Presidentja ka thënë se i ka ftuar në të kaluarën, e ka dërguar vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe ka thënë se ka kërkuar prej dy palëve që ta respektojnë vendimin e kushtetueses si dhe tha se ka kërkuar të krijohet një komision ad-hoc për demarkacionin, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Agim Veliu kryetar i komunës së Podujevës ka thënë se ju duhet më shumë mbështetje prej nivelit shtetëror sa u përket çështjeve ekonomike.