Lajmet e fundit

Preteni: Korrupsioni më i theksuar tek tenderët

Drejtori i Agjencisë Anti korrupsion Hasan Preteni ka thënë korrupsioni në Kosovë është i madh por organet e drejtësisë nuk kanë vepruar shumë ndaj këtij fenomeni.

Preteni në emisionin “Betimi për Drejtësi” që transmetohet në RTK, ka thënë se që nga paslufta ka shumë pak raste të dënimeve të zyrtarëve të lartë të Kosovës për korrupsion.

Madje ai ka hedhur dyshime edhe tek gjyqësori në Kosovë, sipas të cilit diçka nuk është në rregull duke aluduar se disa nga kryetarë gjykatash dhe prokurorë që janë duke u akuzuar.

Preteni ka thënë se asnjë zyrtar i lartë që dyshohet se ka kryer korrupsion është larguar nga puna.

Shefi i Agjencisë Anti Korrupsion ka thënë se korrupsioni është më i shpërfaquri në tenderë.

Preteni tha se policia rrugore më pak e korruptuar, qendrat e mjekësisë familjare si dhe administratat e vogla.

Sipas tij politikanët e Kosovës më herët nuk kanë pasur asgjë dhe për një kohë të shkurtër janë bërë të pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.