Prifti i që është përgjegjës për varrezat e fshatit Romajë e Dedaj ka thënë se edhe më herët ka pasur demolimi të varrezave te katolikëve në këtë rajon. Por, ka thënë se nuk e kanë bërë të madhe asnjëherë. Prifti ka thënë se po presin që policia e Kosovës t’i gjejë kriminalët dhe të marrin dënimin për aktin e kryer.
Famullitari i Famullisë së Zymit përgjegjës edhe për varrezat e Dedajt e Romajës, Don Ndue Ballabani, ka treguar për Gazetën Express, se ende nuk kanë asnjë të dyshuar për demolimin e varreza.
Ballabani ka thënë se varrezat e banorëve të Dedajt e Romajës janë sulmuar edhe herëve të tjera por s’e kanë bërë të madhe.
“Këso gjërash kanë ndodhur disa herë. Por, derisa s’ka pasur përmendore, arsyetimin ka qenë se lopët kanë prishur varrezat”, ka thënë Famullitari Ballabani.
Njoftimin për demolimin e disa varrezave të familjes Perdedaj të vendosura në Romajë, e kishin marrë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Tash, Ballabani thotë se po i presin organet e drejtësisë për te zbardhur rastin. Pret që kriminelët të marrin dënimin për veprën që e kanë bërë.
“Çdo gjë që ka të bëjë me kryq është demoluar. Varrezat janë 200 vjet të vjetra”, ka shtuar ai.
Edhe përfaqësuesi i fshatit Romajë, Fron Prededaj, dyshon se prapa këtij akti qëndron dikush prej familjeve të fshatit nga komuniteti musliman.
“Kriminelët i kanë demoluar dhe ata duhet të dënohen”, ka shtuar ai.
“Për gjëra të vogla shumë hërë i kemi tejkaluar dhe i kemi heshtur. Por, kjo është e tepërtë”, ka thënë ai.
Perdedaj ka treguar se varrezat e tyre janë demoluar edhe herëve të tjera, por s’kanë njoftuar policnë për të mos prishur harmonë ndërfetare.
Sidoqoftë, Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Expressse varrezat janë demoluar nga persona ende të panjohur. Kanë treguar se ende s’ka të dyshuar dhe as nuk dihen motivet e këtij akti.