Lirim Greiçevci ambasador i Kosovës në Britani të Madhe përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka bërë të ditur lajmin se Princi Charles do ta vizitojë Kosovën në mars të këtij viti.
“Kjo është vizita e tij e parë në Kosovën e pavarur”, ka njoftuar Ambasadori i Kosovës.
Princi i Uellsit gjatë turneut të tij në Ballkanin Perëndimor që do ta realizojë së bashku me dukeshën e Kornuellit, Camilla do ta vizitojë edhe Kroacinë , Malin e Zi dhe Serbinë.
Ndryshe , Princi i Uellsit e ka vizituar Kosovën në shtator të vitit 1999.