Lajmet e fundit

Princi Leka II bën padi në Gjykatë, kërkon pronat e gjyshit në Mat

Princi Leka II kërkon pronat e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu, në Mat. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat mësohet se janë dorëzuar dy kërkesë­padi për njohje, kthim dhe kompensim prone, kryesisht tokë.
Në gjykatën tonë kërkohet shfuqizimi i vendimit nr.4, datë 22.01.2009, të Zyrës së Regjistrimit, Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Dibër dhe njohje, kompensim e kthim prone, e ndarë në dy parcela, me sipërfaqe 394.956 m² dhe 9.760.199 m², tokë e cila ndodhet në rrethin e Matit”, thanë burimet nga Gjykata.
Avokati i Princit Leka ka kërkuar po ashtu shfuqizimin e vendimit nr.4, datë 10 janar 2013, të Agjencisë së Kthimit të Pronave Tiranë, me objekt kthimin, kompensimin e njohjen e këtyre sipërfaqeve.
Princi nuk është paraqitur në seancën e fundit, por ka autorizuar një avokat për përfaqësimin e tij, raporton Panorama. Mësohet se një pjesë e tokës që kërkohet nga Princi Leka II ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Mat, pikërisht ku është rindërtuar Këndi i Lojërave Burrel. Pesë vite më parë, kushëriri i Mbretit Zog, Skënder Zogu, deklaroi se: “Ne kemi pasur shumë prona në rrethin e Matit dhe zona të tjera të vendit.
Çfarë ka ndodhur me to nuk jam i informuar sa duhet. Unë do të desha të kisha një banesë këtu në Mat, ndërkohë tokat e familjes Zogolli do t’ua falja fshatarëve të varfër të Matit, atyre që i kanë mbajtur ato prej vitesh”.
Në fillim të janarit 2016 do të zhvillohet në Gjykatën e Faktit Mat seanca gjyqësore e radhës

Leave a Reply

Your email address will not be published.