Lajmet e fundit

Prindër kujdes! Shurupi eferalgan është i dëmshëm për fëmijët

Seri të caktuara të shurupit për uljen e temperaturës tek fëmijët, eferalgan i 90 mililitrave, me fuqi prej 30 mg/ml, është tërhequr nga shitja nga të gjitha barnatoret në Serbi.

Këtë për portalin “Bebac” e kanë konfirmuar edhe distributorët e shurupit eferalgan në Serbi.

“AMICUS ka tërhequr nga shitja të gjithë shurupet me kërkesë të prodhuesit, pasi që janë zbuluar grimca poliuretane në përgatitjen për paketim, për të cilat nuk mund të thuhet me siguri se nuk e kanë kontaminuar prodhimin”, ka thënë Ivana Peshiq nga Sektori për regjistrimin e ilaçeve, AMICUS, transmeton Indeksonline.

Siç sqarojnë, shurupet janë tërhequr nga prodhimi si masë parandaluese, pasi që në fabrikë janë hetuar parregullsi.

Po ashtu thuhet se në analizat që janë kryer nuk është gjetur ilaç i kontaminuar. Ajo thotë se nuk janë hetuar as reagime të dyshimta tek fëmijët që e kanë përdorur këtë shurup.

Nga prodhimi është larguar seria e ilaçit që afatin e përdorimit e ka deri në tetor të vitit 2018, derisa ajo që është problematike ka të bëjë me faktin se shumica e serisë është në tregjet e Serbisë që nga viti 2013, që do të thotë se këtë ilaç, potencialisht të kontaminuar, shumë fëmijë e ka përdorur.

Besohet se një shurup i tillë gjendet edhe në tregun e Kosovës, prandaj duhet pasur kujdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.