5200 metrat katrorë të shkollës “Ibrahim Rugova” në Obiliq, do të rinovohen në tërësi, njofton Klan Kosova.
Për shpenzimet, por edhe punën e dorës u përkujdesen prindërit e nxënësve të shkollës.
Njëri nga prindërit, ndihmën për shkollën e ndjeu si përgjegjësi meqë ai tashmë është edhe punëtor i saj.
Vullnetit të tetë prindërve që me profesion janë molerë, ju bashkëngjitë edhe zëvendësdrejtori i shkollës, Bedri Neziri.
Këshilli i prindërve i kësaj shkolle gjetën përkrahje të menjëhershme kur vendosën të mbledhin nga një euro prej nxënësve për të lyer muret e objektit.
E lumtur që mësimi në gjysmëvjetorin e dytë do të filloj në ambient më të mirë është drejtoresha e këtij institucioni Shyhrete Gashi.
Kontribut në fondin për ngjyrë dhe mjete të tjera dhanë edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.