Ndërtesat njëkatëshe pranë stadiumit “Loro Boriçi” u prishën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Operacioni në mbështetje të projektit për ndërtimin e stadiumit të ri, ka nisur sot, por është kundërshtuar nga pronarët. Ata nuk kanë qenë dakort me vlerën e e shpronësimit, ndërsa thanë se kjo është hera e dytë, që fadromat e IKMT-së vijnë pa lajmëruar.