Lajmet e fundit

Prishtina e veshur kuqezi pret nisjen e ndeshjes Kosovë-Shqipëri

Në Prishtinë tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarë nga mbarë vendi për të parë ndeshjen miqësore  Kosovë-Shqipëri që zhvillohet në orën 14:00.

Për ta ndjekur këtë ndeshje kryeqytetit ia kanë mësyrë edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Shumica e tifozëve po bartin fanella dhe flamuj kuqezi.

Nga ana tjetër policia e Kosovës është vendosur gati në çdo cep të stadiumit të Prishtinës  me qëllim që të përkujdeset për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.

Në ndërkohë, akoma pa u hapur dyert e këtij stadiumi grupi i tifozëve “Plisat” ka  shpalosur një flamur gjigant kombëtar, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.