Lajmet e fundit

Prishtina më e shtrenjta për legalizim

Për regjistrim patën edhe konflikte mes vete. Por për aplikim për legalizim, sportelet shumicën e kohës janë bosh.

Në Ministrinë e Mjedisit thonë se qytetarët kanë ngatërruar regjistrimin me aplikim duke menduar se ajo që ndodhi në fillim të vitit ishte e tëra që duhej në procesin e legalizimit, raporton “038” i KTV’së.

E ata që ndërtuan pa leje në kryeqytet do të paguajnë më së shtrenjti se sa ata që do legalizojnë objektet nëpër komuna të tjera.

Për metër katrorë çmimi është 6 euro e 70 centë, që përcillet nga Prizreni me 4 euro e 19 centë dhe Drenasi 3 euro e 92 centë. Megjithatë në Han te Elezit çmimi është 1 euro.

Megjithatë çmimi në Prishtinë do të mund të ishte edhe më i lartë por që disa nga taksat janë larguar për të lehtësuar procesin e legalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.