Ata që do të vizitojnë Prishtinën këto net, dhe vetë prishtinasit që do të ecin natën shesheve kryesore të qytetit, do të kenë mjaftueshëm ndriçim.
Edhe pse shumica e rrugëve tjera të qytetit janë më shumë në terr, prapë se prapë qendra do të na krijojë idenë që ky vend edhe pse në pak metra mund të duket si qytetet tjera evropiane. Tek e fundit ne shumë çka importojmë, përfshirë edhe dritat e fundvitit, e kjo na bënë “dyfish” evropian.Kjo është pamja që sonte ka marrë kryeqyteti kosovar.
Le të jetë ndezja e këtyre dritave edhe ndezje e shpresës dhe ditëve e netëve më të mira për Kosovën./KOSOVANEWS