Lajmet e fundit

Prishtina zgjohet bosh pas Festave

Prishtina është zgjuar ‘e vetmuar’ këtë mëngjes të 1 janarit 2016. Atmosfera e gëzueshme e mesnatës së djeshme të ndërrimit të viteve tashmë ka kaluar dhe për të gjithë sot ka nisur një ditë e re.

Festimet e mbrëmshme duket se i kanë lodhur njerëzit të cilët janë duke pushuar në shtëpitë e tyre, apo kush e ruan ende traditën e vjetër të gjyshërve tanë ka nisur vizitat e Vitit të Ri tek të afërmit.

Ka shumë pak lëvizje të njerëzve në sheshet kryesore në këtë mëngjes. Të vetmit që i janë rikthyer punës kaq herët janë punonjësit e pastrimit, të cilët kanë larguar mbetjet e një dite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.