Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë sulmuar para zyrës së tyre në Prishtinë.
Sipas kësaj Lëvizje, aktivistët e saj janë sulmuar nga Alban dhe Kushtrim Geci të cilët janë djemtë e Sabit Gecit, ish-komandant i UÇK-së.
Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, dy aktivistët e tyre Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli kanë qenë duke qëndruar para zyrës së Lëvizjes, kur disa persona në mesin e tyre djemtë e Sabit Gecit kanë dalë të armatosur dhe i kanë sulmuar ata.
Aktivistët Sejdiu dhe Makolli pasi kanë marrë trajtimin e duhur në QKUK janë transportuar në shtëpi.
Ndërkohë policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, të cilët thuhet se janë djemtë e Sabit Gecit.