Një person ka humbur jetën pasi në momentin që po drejtonte motoçikletën, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë në autostradën Besi-Trudë.Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri që ishte së bashku me të. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor