Lajmet e fundit
Prishtinë: Ulet në gjysmë shtizë flamuri amerikan tek shtatorja e presidentit Bill Clinton

Prishtinë: Ulet në gjysmë shtizë flamuri amerikan tek shtatorja e presidentit Bill Clinton

Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan tek shtatorja e presidentit Bill Clinton, në Prishtinë.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 14 të sulmeve terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan tek shtatorja e presidentit Bill Clinton, në Prishtinë.

Ky aktivitet u organizua nga shoqata “Miqtë e Amerikës”në bashkëpunim me policinë. Kosova i përkujtoi viktimat e ngjarjeve të 11 shtatorit të 2001 edhe me një ekspozitë e cila u hap në ambientet e Fakultetit të Edukimit.

Me këtë rast, studentët e këtij fakulteti së bashku me nxënësit e shkollës fillore “Ismajl Qemajli” në Prishtinë prezantuan punimet e tyre artisike kushtuar Amerikës dhe paqes nëpër botë.

Sipas organizatorëve me këto punime, është përcjellë mesazhi që kurrë mos të ndodhin akte të tilla terroriste askund në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.