Lajmet e fundit

Pritet edhe një tjetër termet!

Pas tërmeteve të dy ditëve të fundit, të cilët kanë lëkundur vendin, ka folur edhe Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi.

 Në një prononcim për “News 24”, Koçi shprehet se ka një aktivitet në ngritje sizmik të zonës Jugore të Bulqizës. Ai gjithashtu shton se tërmete të tjera pritet të godasin vendin në mënyrë të përsëritur, por nuk mund të përcaktohet dot se sa do të jetë shkalla e tyre. “Ka një rritje të aktivitetit sizmik të zonës së Bulqizës Jugore. Presim tërmete të tjera, por nuk mund ta përcaktojmë shkallën e tyre. Sot janë regjistruar tri tërmete”, tha ai.

Tërmet në Shqipëri, lëkundje edhe në Kosovë

Tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti kanë tronditur kryeqytetin këtë mëngjes. Lëkundjet sizmike kanë qenë 3.4 dhe 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është shënuar në disa qytete të vendit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Peshkopi e Kavajë. Gjithashtu, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, si Lezhë, Elbasan, Laç, Kukës, Shkodër, Pukë dhe Bulqizë. Epiqendra e tërmetit është shënuar 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës. Lëkundjet janë ndijerë edhe në Kosovë. Veçanërisht në qytetet që ndodhen më afër kufirit me Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.