Nëse ju u mërzitët tue pritë këto 10 sekonda, veç mendoni pak se Presidentja e Republikës u la me pritë në këtë gjendje për plot 4 minuta e 21 sekonda!
Por në Zyrën e Presidencës nuk pranuen me e komentue këtë gabim të jashtëzakonshëm të protokollit shtetnor.
Në këtë mënyrë nisi, mbas nji shtymje prej nji ore, pritja zyrtare e Presidentit të Austrisë Heinz Fischer në Kosovë.
Mbas intonimit të himneve të dy vendeve dhe nderimeve ceremoniale të Gardës së Nderit të FSK’s, në sheshin “Ibrahim Rugova” të Prishtinës, Presidentët nisën takimin sy-më-sy, për me dalë mandej në nji konferencë të përbashkët për media.
Presidentja Atifete Jahjaga tha se kjo vizitë asht dëshmi e vazhdimit të miqësisë me Austrinë.
Ndërsa presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer uroi për hapat e Kosovës drejt BE’s , tue dhanë mbështetje për liberalizimin e vizave, si dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Mbas konferencës, të dy presidentët patën nji drekë pune, ndërsa në orët e mbasdites, miku nga Austria u prit në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë, Presidenti Fischer shoqnohet edhe nga nji delegacion prej 25 biznismenësh, të cilët nesër kanë me marrë pjesë në forumin e përbashkët me biznismenët kosovarë.
Në agjendën e vizitës zyrtare dyditore të Presidentit austriak janë edhe takimi i nesër me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, si dhe vizta në qytetin e Prizrenit.
https://www.youtube.com/watch?v=PBGx-yYRixc